Lajme

Valon Ramadani: Votat në Ferizaj përcaktun fitoren e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 09 October 2019

Kryetari i degës se Vetëvendosjes në Ferizaj, Valon Ramadani, pas publikimi të rezultateve preliminare ka thënë se në Ferizja u vulos fitorja të cilën e kishte deklaruar edhe gjatë fushatës.

Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se Ferizaj do të jetë vula përcaktuese e ndryshimit në ardhje.

“Tash, pas numërimit të plotë të votave u qartësua ajo që para jush kisha deklaruar e për të cilën isha zotuar: Do ta vulosim fitoren e do ta nënshkruajmë ndryshimin sepse kështu ka bërë gjithmonë Ferizaji, i ka prirë vazhdimisht ndryshimit, ka shkruar Ramadani.
Sipas Ramadanit 4 758 votuat që VV-ja mori në Ferizaj e bënë këtë parti fituese në Kosovë
“4758 vota më shumë se LDK-ja e cila ngeli në Ferizaj në vendin e 3-të, mundësuan që VETËVENDOSJE! ta lë prapa LDK-në në vendin e 2-të në nivel vendi. Këto vota, më shumë se numra, përfaqësojnë peshë që e mundësuan transformimin politik e i cili do të mundësojë reformim të thellë e rrënjësor”, ka shkruar ai.
Ramadani gjithashtu ka falënderuar votuesit që ndihmuan të përmbush premtimin

“Ferizajit i takon ajo që e meriton, sepse Ferizaji e mundësoi atë që populli i Kosovës e meriton” ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Të tjera