Lajme

Valon Ramadani i VV-së qeras deputetët pasi u bë baba

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 22 March 2023

Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka nisur në një mënyrë të pazakontë.

Kjo për arsye se deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka shpërndarë çokolata pasi është bërë baba i një vajze.

Edhe mbrëmë në një postim në Facebook, Ramadani bëri të ditur se vajzën e ka pagëzuar me emrin Dua.

-Advertisement-

“Erdës e Reas iu shtua edhe një motër, ndërkaq unë e Mirjeta jemi të lumtur që e kemi edhe një vajzë. Mbrëmë u lind Dua të cilën po e prisnim plot gëzim dhe bashkë me Mirjetën janë mirë me shëndet. Vajzat janë hare e shtëpisë dhe Dua e ka rritur edhe më shumë ngazëllimin te ne”, shkroi ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera