Lajme

Valon Murtezaj live nga Parisi tregon se çfarë pritet të ndodhë në Forumin për Paqe

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 10 November 2022

Profesori i marrëdhënëieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj në një lidhje direkte në Politiko nga Parisi, ka treguar pritshmëritë e Forumit të Paqës që pritet të mbahet në Francë.

Murtezaj ka thënë se për dy ditët e ardhshme nuk pritet që të ketë një marrëveshje për planin franko-gjerman, pasi sipas tij drafti që ka qarkulluar nëpër portale, nuk ishte i plotë, dhe se qëllimi i tij më shumë është që t’i jepet një shtytje këtij concept-dokumenti.

“Janë tre-katër zhvillime në javët e muajt e fundit që janë përplasur me njëra tjetrën. Propozimi franko-gjerman, dialogu me Serbinë, dhe situate e fundit në veri si rezultat i vendimit për targat. Në këto dy ditë nuk është e mundur të pritet asgjë. Sepse në fund të fundit, kjo është vetëm një shtytje që i jepët këtij koncept dokumenti, sepse të gjitha ato drafte që i kemi pa deir tani vërehet lehtë që s’janë të kompletuara. Ajo që është e rëndësishme është takimi i sotëm i përbashkët i presidentit francez me dy krerët e vendit”, tha Murtezaj në Politiko live nga Parisi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera