Lajme

Valon Murati kujton Hyzri Tallën me ish bashkëluftëtarë

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 02 December 2019

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kujtuar ish mikun e tij, Hyzri Talla më bashkëluftëtarë.
Murati ka thënë se lufta e UÇK-së e solli lirinë, Pavarsinë si hap drejtë bashkimit kombëtar, shkruan gazeta inFokus.

“Sot u bën 21 vjet nga rënia e shokut tim të dashur Hyzri Tallës me bashkëluftëtarët Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Vitet po kalojnë, e kujtimi për ju nuk po venitet. Përpjekja, lufta, dhe rënia e juaj qëndrojnë fortë në themelet e lirisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes për ta bërë vendin tonë edhe më të mirë, më të begatë e me më shumë mirëqenie.

Lufta e popullit shqiptar e prirë nga famëmadhja UÇK e solli lirinë, e pavarësinë e Kosovës si hap i parë drejt bashkimit kombëtar, me betimin për të cilin ranë të gjithë dëshmorët e kombit.

Lavdi për Hyzriun, Afrimin e Ilirin. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj e drejtë”, është shprehur Murati./Gazeta inFokus/.

 

Të tjera