Lajme

Valon Murati e thumbon LDK-në, “Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm”

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 13 November 2019

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thumbuar LDK-në duke thënë se “Kosovacentrizmi është pjesë e antishqiptarizmit”, ku sipas tijë do të jetë rrezik për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarve.

Murati ka thëksuar se nësë qeveria e re do të marrë këtë rrugë te promovuar nga LDK-ja do të dëmtojë marrëdhënjet me Shqipërinë , dhe pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha, shkruan gazeta inFokus.

“Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm dhe natyrshëm në të ardhmen do të ndikojë edhe në një shpërbërje të kohezionit shoqëror e kombëtar në Kosovë, duke hapur kështu porta të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve.

-Advertisement-

Nëse qeveria e re do të marrë këtë rrugë të promovuar nga LDK-ja, duke e dëmtuar qenien shqiptare në Kosovë dhe marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, pasojat për Kosovën dhe interesat e saj shtetëror do të jenë të mëdha”, është shprehur Murati.

Duke përmendur termin Kosovocentrizëm ai ka thënë se jo veq se është anti-shqiptar por edhe anti-evropiaian.

“Sigurisht interesat strategjike të shqiptarëve do të lëndoheshin rëndë, por njëkohësisht do të krijoheshin hapësira për situata të vazhdueshme të destabilizimit të tërë rajonit. Kosovacentrizmi jo veç që është antishqiptarizëm, por është edhe hapje e dyerve për ksenofobi në shoqërinë tonë.

Rrjedhimisht kosovacentrizmi është edhe vlerë anti-evropiane, sepse ajo që është dëshmuar kaherë në këto hapësira, vetëm identiteti shqiptar që ngërthen në vete tërë kompleksitetin e të qenit shqiptar është vlerë evropiane në vetvete”, ka thënë Murati./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera