Sport

Valon Berisha tregon se kush janë futbollistët më në formë te Kosova

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 18 May 2020

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se ai, Milot Rashica, Besar Halimi dhe Leart Paqarada janë futbollistët më në formë te Kosova, transmeton Gazeta Metro.

Valon Berisha përmendi këta emra si futbollistët më në formë të Kosovës për momentin, pasi që janë duke stërvitur që disa javë dhe në fundjavë iu kthyen futbollit.

“Unë dhe Rashica që do të luajë sonte, por edhe dy futbollistë që luajnë në Bundesligën e dytë, Halimi e Paqarada, besoj se jemi në formën më të mirë, pasi kemi disa javë që stërvitemi rregullisht dhe tani po luajmë edhe ndeshje zyrtare” – tha Berisha për ‘Fan Zone’.

-Advertisement-

Bundesliga dhe Bundesliga 2 rifilluan garat të shtunën e 16 majit, teksa Fortuna Dusseldorfi i Valon Berishës barazoi pa gola me Paderbornin e Klaus Gjasulës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera