Sport

Valon Berisha: Na ka mbetur në zemër që nuk mund të kualifikohemi në Kampionatin Evropian

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 18 November 2020

Kosova mposhti Moldavinë me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes, për SuperSport ka folur mesfushori, Valon Berisha, i cili ka thënë që u ka mbetur në zemer që nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian.

-Advertisement-

“Ne pjesën e parë ishim më superiore se Moldavia. Në pjesën e dytë ata e nuhatën situatën që nuk i shfrytëzuam rastet dhe u kthyen në lojë.

Jo vetëm ne por e gjithë Kosovës iu ka nevojitur fitorja. Viti 2020 ka qenë i vështirë edhe me COVID-19. Na ka mbetur në zemër që nuk mund të kualifikohemi në Kampionatin Evropian. Ne e kritikojmë veten më së shumti. Siç doni edhe ju, edhe ne duam më shumë ta gëzojmë Kosovën” ka përfunduar Berisha./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera