Sport

Valon Berisha ka disa fjalë për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 03 May 2021

Mesfushori kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka dërguar një urim special për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se ndihet i privilegjuar që ka luajtur ndeshjen e parë pas pranimit dhe ka realizuar gol.

“Përshëndetje të gjithëve, e urime anëtarësimi në UEFA e FIFA. Një pranim që ka qenë i mirëpritur pas shumë punëve. Na ka pru shumë gëzime loja e parë pas pranimit u kanë kundër Finlandë, e ku pata si privilegj mundësinë me marrë pjesë në këtë lojë, por edhe realizova golin e parë për Kosovës. Një historik, një moment i veçantë për mu, në jetën teme, në karrierën teme, për familjen teme, por ishalla edhe për shumë shqiptar që na mbështesin. Pa juve ma merr mendja se këto rezultate që i kemi pasur në këto vite nuk ishin kanë të mundshme”, tha nder të tjera Berisha.

-Advertisement-

Sot janë bërë 5 vite që Kosova është pranuar me të drejta në shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si anëtare e 55-të e kësaj organizate./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera