Sport

Valmir Veliu zbulon pikë më të fortë të skuadrës së Dritës

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 05 July 2020

Skuadra e Llapit i bënë konkat asaj të Dritës në duelin e vlefshëm për xhiron e 28-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Përpara këtij takimi, ka folur ylli i Llapit, Valmir Veliu.

Këmbëshpejti nga Podujeva ka thënë se ndeshja ndaj Dritës do të jetë mjaft e vështirë.

-Advertisement-

“Normalisht që është një duel mjaft i vështirë pasi që e dimë që Drita është në krye të tabelës dhe ka një ekip cilësor. Mirëpo ne do të vazhdojmë të luajmë kështu si në ndeshjet e mëparshme, pavarësisht kundërshtarit”, deklaroi Veliu për Gazetën Olle.

Një nga lojtarët më në formë të Llapit zbuloi edhe pikën më të fortë të gjilanasve.

“Duke parë që Drita ka pranuar më së paku gola, mendoj që pika më e fortë e këtij ekipi është mbrojtja, por duke mos lënë anash as fazën ofanzive. Ne do të futemi në ndeshje për rezultat pozitiv”, përfundoi Valmir Veliu.

Llapi – Drita zhvillohet sot në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë dhe nisë nga ora 17:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera