Lajme

Valmir Elezi tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 03 March 2021

Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Elezi ka njoftuar se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten, më 4 mars.

“Rezultatet përfundimtare, ndër të tjera, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, tha ai. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera