Lajme

Valmir Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it dhe Supremes

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 24 January 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme, lidhur me ankesat e subjekteve politike për mos certifikimin e listës së kandidatëve të tyre.

Kështu ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi , të dielën pasdite.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur disa ankesa nga subjektet politike të cilat nuk pajtohen me vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e tyre për shkak se në përbërjen e tyre kishte edhe kandidatë të shpallur fajtor me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

-Advertisement-

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sigurisht se do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”, tha Elezi për EO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera