Rozë

Vallëzimi në “TikTok” i Nicole Scherzinger me të dashurin bëhet viral

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 31 March 2020

Nicole realizoi një video në “TikTok” bashkë me Thom Evans.

Nicole Scherzinger, 41 vjeç, tregon linjat e veshur me një palë leginse me print leopardi, teksa ndau një video në “TikTok” nga vallëzimi me të dashurin, Thom Evans, 34 vjeç, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Nicole Scherzinger dhe i dashur i saj, Thom Evans ndanë një rutinë të vallëzimit energjik të hënën në mbrëmje, pasi u larguan nga Londra, pavarësisht izolimit të vendit.

-Advertisement-

Këngëtarja amerikane, 41 vjeç, dhe ish-futbollisti i rugby-t, 34 vjeç, përmes Instagramit zbuluan se më në fund kanë një video virale në TikTok.

Ajo ishte veshur me një palë leginse me print të leopardit, ndërsa po vallëzonte krah partnerit të saj.

Nicole shfaqi figurën e saj të tonifikuar në veshje palestre, ndërsa kjo video erdhi pasi dyshja ishin parë jashtë Londrës, pavarësisht izolimit të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të koronavirusit.

Këngëtarja dhe partneri i saj u fotografuan jashtë aeroportit Gatwick me maska në fytyrë, për shkak të pandemisë.

Shumica e fluturimeve janë anuluar përkohësisht deri më 1 prill për shkak të COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera