Valdete Dakës i skadon mandati në KQZ në kohën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 11 May 2017
Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, përfundon mandatin e saj pesë vjeçare në muajin kur pritet të kenë zgjedhje të përgjithshme në Kosovë.
Mandati i saj zyrtar përfundon me 16 qershor, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 11 qershor.
Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“ Po, më 16 qershor del mandati”, është përgjigjur shkurt ajo. Po kur është pyetur se çfarë do të bëhet me pozitën e parë të KQZ-së, Daka nuk ka mundur të japë përgjigje.
“ Nuk e di, nuk e di unë, ajo është nën kompetencat e Presidentit”, tha Daka.
Ajo tha se e Presidenti ka kompetenca t’ia vazhdojë ose jo mandatin e saj si kryetare e KQZ-së.
“ Ka të drejtë të vazhdohet mandati sipas ligjit. Është në diskrecion të Presidentit, nëse konsideron që e meritoj me ma vazhdu mandatin, le të ma vazhdoj. Nëse jo, e zgjedh dikë tjetër”, tha Daka.
Valdete Daka është zgjedhur kryesuese e KQZ-së më 16 qershor 2010 kur ishte dekretuar nga ish Presidenti Fatmir Sejdiu.
Mandati i kryesueses së KQZ-së është shtatëvjeçar.
Sipas ligjit, KQZ si organ i pavarur për menaxhimin e zgjedhjeve duhet të drejtohet nga një anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës.
E para e KQZ-së tha se për përfundimin e mandatit të saj në muajin qershor, është e njoftuar edhe zyra ligjore e Presidentit.
Gjatë ditës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, përjashtim subjektin politik LDK, pas votimit të mosbesimit të Qeverisë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim u propozuan dy data të mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve- 11 ose 18 qershori.

Të tjera
-
Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, A...
-
Aksion i madh i policisë në Podujevë, arrestohen disa inspektorë të dyshuar për rrënimin e vilave në Orllan (PAMJE)
Policia e Kosovës, konkretisht krimet ekonomike kanë nisur sot një aksion në ...
-
Zhvillimet rreth dialogut, LDK mbledh kryesinë
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot kryesinë e kësaj partie për të ...
-
Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për ABC News s...
-
Rusia nis bombarduesit drejt Japonisë: Shkak vizita e kryeministrit në Kiev?!
Pikërisht në ditën kur kryeministri japonez Fumio Kishida po viziton Ukrainë,...
-
Me një pankartë me Kurtin si “Pinokio”, PSD bën thirrje për protestë kundër marrëveshjes së Ohrit
Partia Socialdemokrate (PSD), ka thirrur protestë për të shtunën për të kundë...
-
Dogana kap rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë
Sot në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, dogana nj...
-
Kamberi: Raporti i DASH-it godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Depart...
-
Një muaj paraburgim ndaj njërit të dyshuar për vrasjen e rëndë në hotel në lagjen “Arbëria”
Është caktuar masa e sigurisë për të pandehurit M.M dhe A.M për shkak të dysh...
-
Pesë fëmijë humbën jetën pasi shoferi 16-vjeçar u përplas me pemën
Pesë fëmijë nga mosha 8 deri në 17 vjeç u vranë në një aksident me makinë të ...
-
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, kanë shpreh...
-
Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t...