Lajme

Valdete Daka: Shkurt, shqip dhe qartë, është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin e jo unë

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 21 January 2021

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka në një konferencë për media ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson kandidimin atyre që kanë problem me ligjin dhe jo ajo.

“Shkurt shqip dhe qartë është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin unë nuk e kam shkruar e as nuk e kam votuar . Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo person mund të ankohet në PZAP dhe Gjykatën Supreme. Si gjyqtare dhe Kryetare e KQZ’së i garantoj qytetarët se do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Daka.

Daka ka thënë se deklaratat politike janë ndërhyrje në punën e KQZ’së raporton Express.

-Advertisement-

“Deklaratat politike janë ndërhyrje në punën e KQZ’së. Dua t’i siguroj qytetarët që KQZ është duke punuar maksimalisht që t’I kryejë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore, angazhimi im në fushën e zgjedhjeve dhe rezultatet e arritura”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera