Lajme

Valdete Daka: Prokuroria Speciale është duke kryer hetime për disa vota nga diaspora

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 22 February 2021

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka thënë se Prokuroria Speciale është duke bërë hetime për disa vota nga diaspora.

“Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, dhe përderisa prokuroria nuk del me një njoftim, as unë nuk mund të bëjë njoftim sepse nuk mund të përzihem në hetimet që janë duke u bërë”, ka thënë Daka.

Daka ka shtuar se deri në momentin që Prokuroria nuk del me një njoftim për këtë, nuk kamë të drejtën të përzihem në hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria Speciale.

Të tjera