Lajme

Valdete Daka mbetet konfuze në rekomandimin e zyrës për regjistrimin e partive, kërkon dokumente shtesë

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 22 January 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror, Valdete Daka ka kërkuar dokumente shtesë nga Zyra për regjistrimin e partive dhe kandidatëve.

Ajo ka thënë se rekomandimi të cilët e ka sjelle kjo Zyrë është i pa qartë, shkruan Gazeta Infokus.

“Në bazës të rekomandimit që në kemi përpara ne nuk e kemi të qartë se kush ka të drejtë të kandidohet dhe kush jo. Ne kemi një rekomandim që nuk thotë kurgjo. Me këtë rakomduar partitë që kanë zëvendësuar kandidatë kanë drejtë me kërku me kthy kandidatet. Prandaj është mire që të na sillen të gjitha shkresat e zyrës me institucionet”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Kujtojmë që Zyra për regjistrim9in e partive ka kërkuar që të certifikohen të gjithë kandidatët.

“Zyra rekomandon certifikimin e 28 subjekteve që kanë aplikuar për certifikim dhe kandidateve të tyre”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Infokus.

Kujtojmë që Këshilli Gjyqësor ka kërkuar që 47 personave të iu pamundësohet kandimin. Në mesin e tyre është edhe kreu i VV-së, Albin Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera