Lajme

Valdete Daka: Kritikat për procesin e verifikimit të votuesve nga jashtë, i shoh si dashakeqe

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 18 January 2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka vizituar qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.Me këtë rast ajo ka thënë se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve tu mundësohet të votojnë.Daka ka sqaruar se janë verifikuar 8 000 aplikues, madje i ka quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces.

“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar”.

“Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKShPK-ja”.“Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”.

-Advertisement-

Me qëllim të zbatimit të Vendimit dhe Udhëzimit të KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim, KQZ ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve, ku në funksion janë 25 linja telefonike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera