Valdete Daka i drejtohet Avokatit të Popullit për ta dërguar Vjosa Osmanin në Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 27 October 2021
Pas më shumë së katër muaj që është shkarkuar nga presidentja Vjosa Osmani, ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka vendosur që t’i drejtohet Avokatit të Popullit.
Ajo do të kërkojë nga Avokati i Popullit që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin se a është i ligjshëm shkarkimi i saj në qershorin e këtij viti, shkruan Gazeta Infokus.
“Sa i përket asaj se në ndonjë mënyrë kërcënova presidenten, përkundrazi nuk jam duke e kërcënuar, por jam duke ushtruar të drejtën time ligjore. Unë gjatë ditës së nesërme do ta dërgoj një kërkesë te Avokati i Popullit, sepse Kushtetuta nuk ma lejon mundësinë që unë drejtpërdrejt t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë po këtë mund ta bëjë Avokati i Popullit në emrin tim. Nuk është në pyetje rasti i Valdete Dakës, por është në pyetje një institucion i pavarur dhe që një herë e përgjithmonë të zgjidhet dilema nëse ka të drejtë presidenti/ja që në mënyrë arbitrare të shkarkojë kryesuesin e një organi të pavarur”, deklaroi Daka në Klan Kosova.
Gjithashtu vendimi për shkarkimin e Dakës u kritikua edhe në raportin e Bashkimit Evropian për Kosovës mbi procesin zgjedhor të mbajtur me 17 tetor 2021 .
Ky vendim sipas misionit të BE-së nuk mund të mbështetet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e lëshuara nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish kryesueses e KQZ-së së Valdete Daka me 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, nuk mund të mbështetet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme“, thuhet ndër të tjera në raporton e vëzhguesve të BE./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...