Lajme

Valdete Daka: Brenda javës pritet certifikimi i votave

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 05 July 2017

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme që të vazhdojë me procesin e certifikimit të votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Valdete Daka, kryetare e KZQ-së i ka thënë “Indeksonline” se posa të jepet vendimi i Supremes dhe të merret konfirmimi që nuk ka më ankesa, atëherë do të kryhet certifikimi. E krejt kjo pritet të bëhet brenda kësaj jave.

“Nëse s`ka ndonjë ndryshim me ato vendime ne i certifikiojmë, si dhe në momentin që marrim konfirmimin që nuk ka më ankesa nuk kemi më asgjë dhe përfundon certifikimi. Ne jemi vetëm duke i pritur procedurat. Po brenda kësaj jave pritet me ndodhë”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

 Sipas Dakës, janë 6 ankesa në Supreme për të cilat gjykata ka afat 72 orë që t`i shqyrtojë dhe të dalë me vendim.

Ajo ka thënë se është në dorën e Supremes se kur del vendimi, e pastaj KQZ do e kryejë punën e vet.

“Janë 6 ankesa në Gjykatën Supreme, pa e vendos ata ne nuk mundemi me bë asgjë. I kanë 72 orë, tash varet nga ta se a i kryjnë sot apo brenda afatit 72 orësh. Ata nuk mund të vonohen meqë janë Gjykatë Supreme, veçse a e vendosin sot apo deri në fund të afatit, është në dispozicion të tyre”, është shprehur ajo.

Ndryshe, afati që kandidatët për deputetë apo vet subjektet politike t`i dorëzojnë në Supreme ankesat e tyre, ka qenë dje deri në orën 14:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera