Valdete Bajrami zbulon një detaj për Isa Mustafën
Autori: Gazeta inFokus
08:55 | 15 May 2017
Deputetja Valdete Bajrami gjatë një interviste për “Zërin” bën të ditur se kryeministrit Isa Mustafa ia kishin ofruar mundësinë e dorëheqjes, por pasi ky i refuzoi, u shkarkua të mërkurën në Kuvend
Shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovën”, Valdete Bajrami, i ka prirë nismës së opozitës për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”, iniciativë kjo që triumfoi të mërkurën që lamë pas.
Pakkush mund të kishte besuar se koalicioni PDK – LDK do të rrëzohej nga opozita kosovare, e cila kishte arritur t’i mbledhë 42 nënshkrime të deputetëve. Por, gjithçka ndryshoi kur kjo iniciativë u përkrah nga partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK-ja), e cila votoi për shkarkimin e Qeverisë, pjesë e së cilës ishte përreth dy vjet e gjysmë.
Pasi Qeveria u rrëzua me 78 vota të deputetëve, duke përfshirë këtu edhe votat e deputetëve të opozitës, PDK-së dhe minoriteteve, LDK-ja akuzoi partinë më të madhe në vend se qëndron prapa mocionit të opozitës.
Por shefja e deputetëve të “Nismës”, Valdete Bajrami, gjatë një interviste për “Zërin” mohon që kishin marrëveshje me partinë e Kadri Veselit për ta rrëzuar Mustafën. Ajo thotë se këtij të fundit ia ofruan alternativën për t’u dorëhequr, por pasi nuk e pranoi, Qeveria u rrëzua në Kuvend.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...




































