Valdete Bajrami tregon nëse do të jetë pjesë e Qeverisë ‘Haradinaj’
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 17 August 2017
Anëtarja e kryesisë së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami është shprehur e gatshme të jetë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt.
Bajrami e cila në legjislaturën e fundit ka qenë shefe e grupit parlamentar të Nismës, nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 qershorit si kandidate e koalicionit PAN.
Ndonëse koalicioni PAN synon që qeverinë ta formojë gjatë javës që vjen, ende nuk kanë bërë publike ndarjen e posteve ministrore.
Madje nëse do të jetë pjesë e Qeverisë Haradinaj nuk e di as Bajrami. Por ajo në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se do të pranonte çdo vendim që do ta merrte partia e saj.
“Unë nuk mund të them asgjë për momentin por unë do e respektoj çdo vendim që do e marr kryesia e Nismës për këtë çështje”, ka thënë Bajrami për lajmi.net, kur është pyetur nëse do të jetë pjesë e qeverisë.
Zyrtarë të koalicionit PAN ka thënë se gjatë javës së ardhshme do t’i finalizojnë edhe ndarjet e posteve ministrore.
Ajo çfarë dihet për ndarjen e posteve nga marrëveshje e koalicionit parazgjedhor është se PDK-së i takon posti i kryetarit të Kuvendit, AAK-së i kryeministrit dhe Nismës i zëvendëskryeministrit.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 24 gusht, ku pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, PAN ka thënë se shumë shpejtë do ta formojnë edhe Qeverinë
Të tjera
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...