Lajme

Valbona Mazreku kryetare e AKR-së në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 18 May 2017

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli ka akuzuar klasën e tanishme politike, se ka shkatërruar ëndrrën e njerëzve tanë, për një jetë të mirë.

Makolli e bëri këtë deklaratë në Kuvendin e degës së AKR-së në Prizren, ku me shumicë votash, kryetare të degës u zgjodh Valbona Mazrekun.

Kandidate për kryetare të AKR-së ishin Valbona Mazreku dhe Violeta Thaçi, ku pas procesit të rregullt zgjedhor, me shumicë votash delegatët zgjodhën Valbona Mazrekun Kryetare të degës së AKR-së në Prizren.

-Advertisement-

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka akuzuar klasën e tanishme politike, se ka shkatërruar ëndrrën e njerëzve tanë, për një jetë të mirë.

Makolli: Kjo klasë politike e ka sjell vendin tonë buzë greminës

“Ne të gjithë pas çlirimit nga zgjedha shekullore, i kemi pasur ëndrrat tona, për një jetë të mirë, demokratike, të dinjitetshme dhe prosperuese. Kjo klasë politike, që e ka sjell vendin tonë buzë greminës, duke instaluar korrupsion, nepotizëm dhe duke shkatërruar sferat kryesore të shtetit, ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin, me çka u është pamundësuar qytetarëve tanë, realizimi i ëndrrave të tyre të kamotshme për një jetë të dinjitetshme dhe prosperuese”, tha Makolli.

Ai po ashtu ka falënderuar qytetarët e Prizrenit për përkrahje dhe tha se më 11 qershor do të jetë fundi i të keqes që e ka kapluar Kosovën.

“Populli ynë meriton mirëqenie dhe jetë të dinjitetshme, e kjo do të bëhet me Presidentin Behgjet Pacolli dhe me AKR-në në qeverisje. Nuk mund të lejojmë degradimin e mëtejmë të shoqërisë tonë në punësim, edukim, shëndetësi dhe të gjitha sferat tjera të jetës”, ka shtuar ai.

Këshilltari për ekonomi i presidentit Behgjet Pacolli, Ibrahim Rexhepi tha se qershori do të sjelle ndryshime rrënjësore në Kosovë.

“Qytetarët duhet t’ua japin rastin atyre që qeverisin me duar të pastra dhe që mundësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha ai ndër të tjera.

Me këtë Kuvend, ristrukturimi i degës shënoi përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe forumeve të partisë edhe në Komunën e Prizrenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera