Lajme

Vala e të nxehtit godet Italinë, në Siçili termometri arriti në 40 gradë

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 23 June 2023

Një valë i nxehti ka goditur Italinë që prej pasdites së djeshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vapa intensive do të zgjasë deri nesër, por tashmë në mbrëmjen e sotme, duke nisur nga rajonet veriore të vendit, priten reshje të dendura shiu.

Ndërkohë sot termometri ka arritur në 40 gradë në Accraganta në Siçili dhe në Sardenjë, 39 në Bari, 37 në Katania dhe 36 në Romë dhe Leçe në Pulia. Autoritetet këshilluan të moshuarit dhe qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin daljen nga shtëpia, të paktën në orët më të nxehta të ditës.

-Advertisement-

Edhe nesër, sipas parashikimeve, temperatura të larta do të regjistrohen ndër të tjera në Bolonja, Firence, Romë, Verona dhe Ankona. Gjatë fundjavës temperaturat pritet të ulen me 4 deri në 5 gradë në të gjitha zonat e gadishullit italian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy