Vala e dytë e të nxehtit në SHBA, 30 milionë persona nën alarmin e kuq
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 29 July 2022
Një valë e pandërprerë të nxehti po mundon rajonet veriperëndimore dhe disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku miliona njerëz po përballen me një raund tjetër temperaturash përvëluese.
Mbi 30 milionë banorë në këtë pjesë të SHBA-së janë nën alarmin e kuq të autoriteteve, shkruan Top Albania Radio.
“Nxehtësia ekstreme për fat të keq pritet të vazhdojë deri në fundjavë, me temperatura që në disa vende që shkojnë 20 gradë mbi mesataren. Ky lloj i nxehti mund të thyejë rekorde në Paqësorin Veriperëndimor”, tha për CNN meteorologu, Robert Shackelford.
Pjesë të shtetit të Uashingtonit dhe Oregoni, së bashku me Teksasin, Oklahomën e Karolinën pritet të përjetojnë rritje të frikshme të temperaturave në ditët në vijim.
Nxehtësia do të vazhdojë të jetë historike veçanërisht në rajonet në veriperëndimore ku në disa zona, edhe zhiva e termometrit pasdite mund të kapërcejë 43 gradët Celsius. Netët, sipas Qendrës së Parashikimit të Motit do të jenë, do të karakterizohen nga një ngrohtësi anormale e rekorde, pritet të shënojnë dhe temperaturat minimale. Guvernatori i Oregonit vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme duke argumentuar se në një moment të tillë, është thelbësore që çdo nivel i qeverisjes të ketë burimet e nevojshme për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së banorëve”.
Nxehtësia ekstreme që ka kapluar disa pjesë të vendit këto javët e fundit ka pasur pasoja shkatërruese, duke përfshirë këtu vdekjet e lidhura me vapën dhe përkeqësimin e situatës së zjarreve masive pyjore. Në Oregon dhe Washington, autoritetet kanë raportuar këtë periudhë një mbushje të reparteve të urgjencës, për shkak të shtimit të ndjeshëm të personave që kishin nevojë për ndihmë mjekësore mes intensifikimit të valës së të nxehtit.
Të tjera
-
Detaje të arrestimit të babait dhe të birit për vrạsjen e 33 vjeçarit në Shkodër
Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Ramazan Ma...
-
Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku mbetën katër persona të lënduar
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...