Lajme

Vala e dytë e koronavirusit po e godet Evropën, eksperti: Do të ketë shumë të vdekur në dimër

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 24 September 2020

Evropa po kalon nëpër valën e dytë të pandemisë. Ndonëse vdekshmëria nga COVID-19 është ende nën rekordin e arritur në prill, ekspertët paralajmërojnë se ka shenja që zhvillimet mund të jenë më tragjike këtë dimër, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Spitalet evropiane tani janë më të pajisura për të trajtuar rastet me koronavirusi. Masat si distanca sociale dhe maskat janë bërë normë dhe përhapja e virusit kohët e fundit ka ndodhur kryesisht te të rinjtë, të cilët kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse infektohen. Por, moti i ftohtë po vjen dhe sezoni i gripit po gjithashtu. Infeksioni po përhapet në popullatën e moshuar dhe ka shenja se njerëzit janë lodhur duke respektuar kufizimet.

“Padyshim që ne në të vërtetë nuk kemi ndonjë mënyrë për të parandaluar që koronavirusi të qarkullojë, përveç distancës sociale ose masave të kufizimit. Ne nuk kemi një vaksinë akoma”, i tha CNN, Michael Head, studiues i lartë global shëndetësor në Universitetin e Southamptonit në Britaninë e Madhe.

-Advertisement-

Megjithëse ai nuk pret që vdekshmëria të arrijë nivelin nga vala e parë, Head shton: “Numri i të infektuarve do të rritet ndjeshëm, do të ketë shumë shtrime në spital dhe shumë barrë për shërbimet shëndetësore. Do të ketë gjithashtu shumë të vdekur”.

Numri i rasteve të reja në Evropë arriti rekord të rasteve javore, por në të njëjtën kohë u raportuan vetëm 556 vdekje.

Spitalet tani janë trajnuar më mirë për ta diagnostikuar dhe trajtuar virusin, që do të thotë se nivelet e vdekshmërisë së pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv kanë rënë nga 50% sa ishte në pranverë, në 20%. Sidoqoftë, në Bullgari, Kroaci, Maltë, Rumani dhe Spanjë është rritur vazhdimisht numri i të vdekurve.

Në javën e parë të shtatorit, numri më i madh i rasteve të reja ishin në popullatën e moshës 25 deri 49 vjeç, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, por gjithashtu ka pasur një rritje të të infektuarve në popullatën e moshës 50 deri në 79 vjeç.

Head paralajmëron se një rritje e numrit të të infektuarve në një moment do të kthehet në rritje të infektimeve në popullatën e moshuar, që do të thotë vdekshmëri më e lartë.

“Ne shohim që shkalla e infeksionit te të moshuarit dhe të prekshmit po rritet në të gjitha vendet evropiane. Kështu që modeli është shumë i parashikueshëm. Në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë, koronavirusi u përhap në mesin e të rinjve dhe gjashtë javë më vonë ne shohim gjithnjë e më shumë të moshuar të infektuar”, tha Head. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera