Lajme

Vaksinohen edhe 4 597 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 28 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 716.855 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 1.557 testime, prej tyre 16 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 16 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.

Në total numri i rasteve aktive është 428. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera