Lajme

Vaksinohen edhe 20 mijë e 144 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 14 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 369.033 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 7.027 testime, prej tyre
357 persona kanë rezultuar pozitiv, 24 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.498 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera