Lajme

Vaksinohen edhe 20 675 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 16 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 399.341 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.882 testime, prej tyre
368 persona kanë rezultuar pozitiv, 14 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.382 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera