Lajme

Vaksinohen edhe 18 555 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 18 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 425.551 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.147.803 persona.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.630 testime, prej tyre 259 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 850 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera