Lajme

Vaksinohen edhe 17 643 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 21 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 453.760 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 5.095 testime, prej tyre 173 persona kanë rezultuar pozitiv, shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe 1.434 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781.

Në total numri i rasteve aktive është 7.635. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera