Lajme

Vaksinohen edhe 12 144 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 09 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 608.939 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.432.135 persona.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 2.870 testime, prej tyre 40 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 149 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera