Lajme

Vaksinohen edhe 11 291 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 12 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 641.772 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 2.193 testime, prej tyre
35 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 79 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412.

Në total numri i rasteve aktive është 1.051. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera