Lajme

Vaksinohen 9 665 qytetarë kundër Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 27 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9 665 doza të vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 505.188 qytetarë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë gjithsej 1.283.840 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Kujtojmë që gjatë 24 orëve e fundit prej 1 442 testimeve, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, si dhe janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3 605./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera