Lajme

Vaksinohen 500 mijë qytetarë në Shqipëri, Rama: Realizuam objektivin 29 ditë para afatit

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 02 May 2021

500 mijë qytetarë në vendin tonë janë vaksinuar me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19.

Objektivi për të vaksinuar gjysmë milionë banorë ishte deklaruar nga kryeministri Edi Rama, i cili kishte thënë se do të përmbyllej brenda muajit Maj.

Por vetë kreu i qeverisë thotë se ky zotim është përmbushur përpara afatit, teksa shton se do të vijojnë vaksinimet e qytetarëve për të arritur në shifrën e 1 milion.

-Advertisement-

“29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani”, shkruan në Facebook Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera