Vaksinat përforcuese mund t’i ulin hospitalizimet deri në 800 mijë në BE
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 27 January 2022
Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin.
“Marrja e një doze përforcuese mund të zvogëlojë shtrimet e ardhshme në spitalet e Evropës prej 500 mijë deri në 800 mijë pacientë”, tha më 27 janar Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
“Marrja e vaksinës përforcuese nga të gjithë individët e vaksinuar më parë, mund të zvogëlojë pranimet në spitale me 300 mijë deri në 500 mijë”, shtoi ECDC-ja.
“Në përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, parandalimi i ngarkesës së madhe në spitale mund të arrihet duke rritur përqindjen e vaksinimit, duke përfshirë administrimin e shpejtë të dozave përforcuese, veçanërisht për popullatën e moshuar dhe pacientët e tjerë të rrezikuar, që mund të jenë barrë për spitalet”, tha ECDC-ja.
Aktualisht, 70 për qind e popullsisë prej 450 milionë banorësh e BE-së, është vaksinuar plotësisht, derisa gjysma e këtyre njerëzve kanë marrë gjithashtu edhe një dozë përforcuese. /REL
Të tjera
-
Kurti:Përmes ekspozitës publiku ndërkombëtar njihet nga histori autentike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se gjatë qëndrimit të tij...
-
“Golden Eagle” e Shaqir Palushit vjedhë ujin e Kosovës me ndihmë të Naser Hafizit
Pas një vizite në terren te kompania “Frutex/Golden Eagle” në Suharekë dhe nj...
-
Kosova –Qipro, shitën të gjitha biletat
Pak orë na ndajnë nga ndeshja Kosova-Qipro. Dardanët dhe qipriotit do të p...
-
“Dialogu Kosovë – Serbi shumë i rëndësishëm”, thotë ministri francez pas takimit me kryeministrin serb
Ministri i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad, ka thënë se pati ...
-
Haradinaj akuzon Kurtin se ka marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk i kurseu ...
-
Mimoza Kusari-Lila mori ftesë për vizitë në Kopaonik te Radoiçiqi
Përshëndetje e një ftesë për Kopaonik që pretendohej se i vinte nga Millan Ra...
-
Kapet rreth 1 kg ari i padeklaruar në Aeroport, kaq është vlera
Dogana e Kosovës njoftoj se ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari....
-
Syla – Kusari-Lilës: Luftëtarët e lirisë mercenarë e kriminela, ndërsa serbit “brate” a?
Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas publikimit të bis...
-
Edhe dy muaj tjerë paraburgim për Thaçin dhe Veselin
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhd...
-
PDK: Ngushtohet trotuari për t’i krijuar hapësirë të parkingjeve autoshkollës “Kushtrimi”
Komuna e Gjilanit po vazhdon me devijimin e plotë të rrugës “Adem Jashari”, d...
-
E konfirmon MPJD: Sadik Duraku lirohet nga burgu i Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se sot është liruar...
-
Murati: Sot u ekzekutuan pensionet me rritje
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pens...