Lajme

Vaksinat anti COVID-19 në Kosovë gati në përfundim

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 24 April 2021

Pas 25 ditëve maratonike prej kur Kosova nisi zyrtarisht fushatën e imunizimit arriti ta përfundojë pothuajse procesin e vaksinimit për sasitë e marra nga kontingjenti i parë.

Prej 24 mijë dozave sa i kishte kontingjenti i parë deri më tani janë shpenzuar 22 mijë e 104 doza të vaksinës AstraZeneca.

Kësisoj edhe qendra më e madhe për vaksinim në Kosovë dyert i ka mbyllur të premten mbrëma për qytetarët që duan të imunizohen, ngase të gjitha sasitë e alokuara për këtë qendër janë harxhuar.

Në sallën “1 Tetori” janë imunizuar tre mijë mantelbardhë dhe tre mijë qytetarë.

Megjithatë, nëpër disa komuna numërojnë ende doza të paadministruara sikurse që është Prizreni, Gjakova, Gjilani dhe Peja.

Pos këtij kontingjenti të parë, UNICEFF-i para disa javësh ka treguar se edhe 76 mijë vaksina AstraZeneca do të arrijnë deri në muajin maj nga mekanizimi COVAX dhe mbi 100 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Pak ditë më parë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një njoftimi në Twitter ka deklaruar se për Kosovën do të ndahen edhe 95 mijë vaksina të tjera.

Të tjera