Vaksina për coronavirusin, tetë kandidatë në garë
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 05 May 2020
Në garën për një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë janë përpara pjesës tjetër të konkurrentëve.
Këta tetë kandidatë për vaksina po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani dhe Gjermania. Pas tyre të paktën 94 të tjerë janë në faza të ndryshme të zhvillimit.
Administrata Trump po bën presion që deri në fund të vitit të ketë qindra miliona doza të një vaksine në dispozicion. Sidoqoftë, ekspertët thonë se shpejtësia e paparë rrezikon të anashkalojë aspekte të sigurisë dhe nuk ka asnjë garanci se ndonjë prej vaksina do të funksionojë.
“Më shqetëson, fakti se ne nuk do të dimë çështje kryesore në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin nëse planifikojmë ta administrojmë atë shpejt”, tha Paul Offit, drejtor i Qendrës për Edukimin ndaj Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia.
Tre kategori
Tetë kandidatët për vaksina renditen në tre kategori.
Një kategori mund të quhet teknika klasike: nxitja e sistemit imunitar të pacientit për t’iu përgjigjur virusit duke injektuar një version të vrarë të tij. Tre grupe të veçanta të studiuesve kinezë po testojnë vaksinat e virusit joaktiv.
Një metodë e dytë përdor një virus për të luftuar një tjetër.
Pavarësisht nëse shkakton COVID-19, sëmundjen Ebola ose ftohjen e zakonshme, një virus është në thelb vetëm një zarf që përmban udhëzime për të shumëfishuar virusin.
Në këtë strategji të re për vaksinat, shkencëtarët heqin udhëzimet nga një virus dhe i zëvendësojnë ato me udhëzime për të prodhuar vetëm një pjesë të coronavirusit.
Injektimi i virusit të modifikuar nuk shkakton sëmundje. Virusi infekton disa nga qelizat e pacientit, por në vend të kopjeve të virusit infektiv, këto qeliza prodhojnë një pjesë të coronavirusit. Sistemi imunitar i pacientit përgjigjet ndaj proteinës së coronavirusit, në mënyrë që të mund të luftojë kundër pushtuesit të vërtetë më vonë.
Dy grupe të ndara në Kinë dhe Britani po ndjekin këtë qasje.
Një strategji e tretë e re heq ndërmjetësin. Në vend që të japin udhëzime në një virus, studiuesit injektojnë kodin gjenetik të një pjese të coronavirusit direkt te pacienti në formën e ADN-së ose ARN-së.
Dy grupe janë duke punuar me vaksinat e ARN-së, dhe një me ADN.
Metodat më të reja janë të shpejta dhe të elastike, sipas Kimberly Taylor, drejtuese e seksionit të zhvillimit të vaksinave e në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
“Këto vaksina janë shumë të mirë për rastet e pandemisë, sepse zakonisht janë shumë të shpejta për tu provuar dhe, mund të hyjnë shumë shpejtë në provat klinikë,” tha ajo.
Të mirat dhe të metat
Secila teknikë ka të mirat dhe të metat e veta.
“Nuk do t’i vendosim të gjitha vezët në një shportë,” tha drejtori pranë Qendrës së Vaksinave të Universitetit Emory, Walter Orenstein. “Grupe të ndryshme po kërkojnë të shohin se çfarë do të funksionojë dhe çfarë nuk mund të funksionojë.”
Sistemi i virusit të vrarë është më i provuari. Por duke vrarë virusin mund të ndryshosh formën e tij. Sistemi imunitar mund t’i përgjigjet virusit të vrarë ndryshe nga ai i vërtetë.
Strategjia e ndryshimit gjenetik të viruseve është një strategji e re dhe nuk është e qartë se sa mirë do të funksionojnë viruset e bartësve të ndryshëm. Në disa raste, njerëzit mund të kenë qenë tashmë të ekspozuar ndaj virusit bartës, i cili do të zvogëlonte efektivitetin e tij.
Vaksinat e ADN-së kërkojnë pajisje speciale.
“Nuk është aq e thjeshtë sa të përdorësh një gjilpërë dhe shiringë. Duhet të kesh një pajisje të tërë,” thotë Taylor.
‘Asnjëherë s’i dihet’
Ekspertët janë të shqetësuar se afati jashtëzakonisht i ngjeshur nuk do të lejojë kohë për përgjigje përfundimtare nëse një vaksinë është e sigurt dhe e efektshme.
Zhvillimi i një vaksine zakonisht zgjat rreth 20 muaj. Zakonisht testohet në dhjetëra mijëra njerëz përpara se të miratohet për një shpërndarje më të gjerë, sepse çështjet e sigurisë mund të mos jenë menjëherë të dukshme.
Për shembull, në një provë klinike të 35,000 pacientëve, studiuesit zbuluan se një vaksinë e etheve tropikale bëri më shumë dëm sesa të mira për fëmijët nën 9 vjeç të cilët nuk kishin pasur asnjë rast të sëmundjes para se të merrnin vaksinën. Ata zhvilluan raste më të rënda të etheve tropikale sesa ata që nuk ishin vaksinuar para infeksionit të tyre të parë.
“Asnjëherë nuk i dihet derisa të bëhen prova tek një numër i madh njerëzish,” tha Offit. “Atëherë dhe vetëm atëherë zbulon se çfarë është e vërteta.”
Sidoqoftë, njerëzit mund të ulin standardet e tyre për një vaksinë të coronavirusit.
“Për shkak se njerëzit janë të frikësuar në mënyrë të arsyeshme nga ky virus, mendoj se ata janë të gatshëm të pranojnë një nivel të caktuar rreziku që nuk do ta pranonin normalisht,” shtoi Offit.
Meqenëse shpejtësia është me rëndësi të madhe, prodhuesit duhet të rrisin prodhimin përpara se të dinë nëse vaksina e tyre funksionon.
“Nëse jeni prodhues, cila është gatishmëria juaj për të prodhuar sasi të mëdha nëse rezulton se vaksina juaj dështon?” pyeti Orenstein.
“Dhe si do ta mbështesim rrezikun? A duhet të ketë ndonjë fond për të thënë, ‘Nëse zhvilloni një vaksinë, ne do ta blejmë atë edhe nëse na duhet ta flakim poshtë sepse vaksina nuk funksionon ose është e pasigurt? ”
Qeveria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me dy kompani vaksinash që arrijnë në gati 1 miliard dollarë e që përfshinë rritjen e prodhimit.
Rezultatet e testit të vaksinave janë akoma disa muaj larg për të gjithë kandidatët. /VOA/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...