Rajoni dhe Bota

Vaksina e Rusisë kundër COVID-19: Kërkohen mbi një miliard doza, e interesuar edhe SHBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 11 August 2020

Rusia pretendon të ketë zbuluar vaksinën kundër virusit COVID-19, shkruan gazeta inFokus.

Madje sipas tyre tashmë të paktën 20 vende dhe disa ndërmarrje amerikane kanë shprehur interes për vaksinën, për mbi një miliard doza të vaksinës.

Kështu ka bërë të ditur për CNN, Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili po financon studimin e vaksinave, transmeton gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ne kemi parë interes të konsiderueshëm për vaksinën ruse të zhvilluar nga Instituti Gamaleya jashtë vendit. Për më tepër, ne kemi marrë aplikime paraprake për mbi 1 miliard doza të vaksinës nga 20 vende,” tha ai të hënën.

“Së bashku me partnerët tanë të huaj, ne tashmë jemi të përgatitur të prodhojmë mbi 500 milion doza vaksinash në vit në pesë vende, dhe plani është që të rritet kapaciteti prodhues edhe më i lartë. Deri më tani, vendet në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë kanë shfaqur interesin më të madh për vaksinën, dhe ne jemi gati të përfundojmë një numër kontratash për blerjen e vaksinës ”, ka thënë ai.

Dmitriev po ashtu ka potencuar se provat e fazës 3 të vaksinës do të fillonin të Mërkurën në Rusi, dhe se ato do të ndodhin edhe në vende të tjera.

“Tashmë kemi arritur marrëveshje për kryerjen e provave përkatëse të vaksinës Gamaleya [jashtë] me partnerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe një numër vendesh të tjera,” tha ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera