Vaksina e Pfizer mund të fillojë të shpërndahet brenda muajit dhjetor
Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 20 November 2020
Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin, tha të enjten se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Evropë. “Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe,” i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom.
Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme” . “Ekziston një shans që të mund të marrim miratim nga SHBA-ja ose Evropa ose të dy rajonet këtë vit,” tha 55 vjeçari Sahin, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i BioNTech.
“Ne madje mund të fillojmë të shpërndajmë vaksinën në dhjetor,” shtoi ai, “nëse të gjithë punojnë së bashku shumë ngushtë”. Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër COVID-19.
Lajmet për zhvillimin e vaksinave kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund një epidemie që ka infektuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe shkaktoi më shumë se 1.3 milion vdekje në mbarë botën, që shfaqja e rastit të parë në Kinë. Punonjësit shëndetësorë, kujdestarët dhe njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë COVID-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri janë vendosur të jenë të parët që pritet të marrin vaksinën.
A mund të kemi dimër normal?
Duke folur për mundësinë e daljes së vaksinës për përdorim deri në fundvit, Sahin tha se nëse të gjithë aktorët e përfshirë – qeveritë, kompanitë farmaceutike dhe firmat e logjistikës së vaksinave – “bëjnë një punë me të vërtetë të mirë”, atëherë “ne mund të kemi sukses të vaksinojmë 60 deri në 70 për qind të popullsisë deri në vjeshtën e vitit 2021.” “Dhe kur ta kemi arritur atë atëherë mund të kemi një dimër normal. Pa një mbyllje tjetër.”
Përtej SHBA-së dhe BE-së, më shumë se 30 vende janë në faza të ndryshme të negociatave për të siguruar vaksinën e BioNTech dhe Pfizer, tha Sahin. Me shqetësimet në rritje që kombet e varfra mund të liheshin pas dore, Sahin tha BioNTech është duke folur me organizata si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates për shpërndarjen e vaksinës “në të gjithë botën” dhe gjetjen e mënyrave për të ulur koston e saj.
Çmimi i vaksinës BioNTech dhe Pfizer pritet të jetë rreth 20 dollarë (17 euro) për dozë, me një dozë tjetër përforcuese që do të merret 28 ditë pas së parës./REL
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...