Shëndetësi

Vaksina e gripit/ Më efikase pas një gjumi të mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 21 October 2020

Të gjithë e dimë se sa mirë ndjehemi pas një gjumi të mirë natën. Por, rezulton që gjumi mund të jetë thelbësor edhe për të na armatosur në luftën kundër gripit dhe covid 19.

Profesionistët e mjekësisë rekomandojnë që njerëzit të sigurohen të marrin vaksinën e gripit këtë vit, pjesërisht sepse disa prej simptomave të covid 19 dhe të gripit janë të ngjashme.

Një vaksinë gripi redukton gjasat që simptomat e tua, nëse sëmuresh, të jenë nga gripi. Por për të garantuar që vaksina të merret në mënyrën më efektive të mundshme, specialisti i gjumit, Matthew Wsalker, thotë për CNN se një higjienë e mirë gjumi është e rëndësishme.

-Advertisement-

Gjumi i pamjaftueshëm në javën para marrjes së vaksinës së gripit, mund të cojë në prodhimin e më pak se 50 për qind të antitrupave që do të prodhoheshin normalisht, një reagim që do ta bënte vaksinën në një pjesë të madhe jo efikase. Pra, gjumi në netët para vaksinës mund të jetë thelbësor për efikasitetin e vaksinës.

Gjumi i munguar jo vetëm redukton efikasitetin e vaksinës por edhe forcon sistemet tona imunitare. Individët që flenë më pak se shtatë orë, janë tre herë më shumë të predispozuar të infektohen nga rhinoviruset ose i ftohti i zakontë. Duhen shtatë deri në 10 orë gjumë çdo natë, në varësi të moshës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera