Shëndetësi

Vaksina e gripit apo përforcuesi i COVID-19? Cilën vaksinë duhet të bëni këtë vjeshtë?

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 05 October 2022

Me afrimin e vjeshtës, janë dy vendime të rëndësishme që duhen marrë për sa i përket vaksinimeve.

E para është kur të bëni vaksinën tuaj vjetore kundër gripit dhe e dyta kur duhet të merret vaksina përforcuese për Ominronin.

Rekomandimet nga ekspertët e shëndetsisë për t’i marrë të dyja vaksinat mund të ngrenë disa pyetje për ju, të cilat AgroWeb.org mbështetur në këshillat e tyre, iu jep një përgjigje më poshtë.

-Advertisement-

A duhet t’i merrni të dyja vaksinat në të njëjtën kohë? Cilën duhet të merrni më parë?
Ju mund të merrni njëkohësisht një vaksinë kundër gripit dhe përforcuesin e ri të COVID.

Përgjigja juaj imune do të jetë po aq e mirë sa kur vaksinat jepen veçmas.

Gjithashtu, nuk raportohet të ketë rritje të reaksioneve të padëshiruara, megjithatë kini parasysh se krahët tuaja mund të dhëmbin për pak ditë.

Studiuesit dhe ekspertët botëror të shëndetit, thonë se nëse është më e lehtë për ju mund t’i merrni të dyja vaksinat në të njëjtën kohë.

Nëse i merrni vaksinat në të njëjtën kohë, a duhet t’i bëni në të njëjtin krah?
Ekspertët këshillojnë që dy vaksinat të bëhen të paktën 2-3cm larg njëra-tjetrës.

Megjithatë shumica e konsiderueshme e pacientëve dhe mjekëve të kujdesit shëndetësor preferojnë t’i japin dy vaksinat në krahë të ndryshëm kur ato merren në të njëjtën kohë. Për të minimizuar dhimbjen e krahut.

Cila është koha që duhet të kaloni midis vaksinës së gripit dhe COVID-19?
Nëse vendosni të merrni vaksinën e gripit dhe përforcuesin e COVID në ditë të veçanta, nuk ka një interval kohor të caktuar për të cilin duhet të prisni.

Për të marrë përforcuesin kundër COVID-19, këshillohet të prisni të paktën 3-6 muaj nga infeksioni ose vaksina juaj e fundit, sepse një përforcues siguron mbrojtje ndaj antitrupave për të paktën 6 muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera