Vaksina AstraZeneca e sigurt, mjeku i QKUK-së i bindur se komplikimet janë minimale e të papërfillshme
Autori: Gazeta inFokus
08:15 | 05 April 2021
Mjeku Artan Ahmeti, tha se pavarësisht që ka pasur dilema rreth vaksinës AstraZeneca, OBSh-ja ka dhënë sqarime të mjaftueshme që ajo është e sigurt.
Dhjetëra vende kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Coronavirusit.
Kjo ka ndodhur pas raporteve se disa persona kanë pësuar mpiksje gjaku, pas vaksinimit.Por, sipas Ahmetit komplikimet janë minimale dhe të papërfillshme.
“…ka pasur dilema, por përndryshe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë sqarime se vaksina është e sigurt dhe komplikimet janë shumë minimale dhe të papërfillshme”.
Ndërsa në mbrëmjen e 28 marsit në Kosovë arritën 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Pavarësisht vonesave, menaxheri i Klinikës “Infektive 2”, Ahmeti thotë se është një numër modest i vaksinave, por ai shpreson që ky është një fillim i mbarë për vendin.“Por sigurisht që është një vonesë dhe jemi shtetit i fundit që po pajisemi me vaksina dhe mendoj që është një numër modest i vaksinave dhe sigurisht që tash po shpresoj që është një fillim i mbarë”.
“Në Klinikën Covid 2 nuk kemi pasur asnjëherë probleme me oksigjen dhe të gjithë pacientët e hospitalizuar janë të kyçur në oksigjen qendror”, tha ai për EO.Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100 800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...