Vakat: Kandidatët shqiptarë të hiqen nga partitë boshnjake
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 22 May 2017
Koalicioni VAKAT, pas publikimit të kandidatëve për deputetë në listën zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe verifikimi i faktit që në listën e koalicionit SDA-BSDAK, nga ana e Numan Baliq dhe Hilmo Kandiq, të paraqitura për vendet e garantuara në Kuvend për komunitetin boshnjak, janë të përfshirë shumë pjesëtarë të nacionalitetit shqiptar.
Vakat bën të ditur se është ankuar edhe në KQZ, te presidenti i Kosovës, OSBE-ja dhe ambasadat me kërkesë që listat e këtilla të përjashtohen në përgjithësi apo të paktën nga ato të shkarkohen personat që i takojnë nacionalitetit shqiptar.
“Me këtë akt të Numan Baliqit me bashkëpunëtorin e vet, pasi që është përjashtuar nga shumica e popullit boshnjak të Kosovës – për të këqijat që i ka shkaktuar 17 vite me radhe, qëllimisht dhe drejtpërdrejt shkatërron sistemin e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë në vendet e tyre të garantuara, ku për komunitetin boshnjak në Parlament janë tri vende. Ftojmë njerëzit e nacionalitetit shqiptar të listës SDA-BDSK të tërhiqen nga lista, që mos të lejojnë të jenë të keqpërdorur nga këta dy persona të cilët veç i kanë shkaktuar shumë dëme në marrëdhëniet shqiptaro-boshnjake e sidomos boshnjakëve në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në reagim. Ne jemi të vetëdijshëm se shumica e madhe e shqiptarëve nuk kanë asgjë kundër neve, njësoj sikurse ne që nuk kemi asgjë kundër tyre, sepse ne bashkërisht po e ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës”, thuhet në reagim.
Vakat bën të ditur se nëse nuk merret vendim i drejtë në KQZ, që nga ajo listë e kandidatëve te SDA-BSDK të shkarkohen personat e komunitetit shqiptar, do t’i drejtohen me padi Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Lista e SDA-BSDAK
01. Numan Baliq
02. Hilmo Kandiq
03. Kaltrina Berisha
04. Sefket Hukiq
05. Ardian Nokaj
06. Ifeta Jakupi
07. Enis Haredini
08. Afrim Haziri
09. Jasmina Krasniqi
10.Gëzim Spahiu
11.Kreshnik Husaj
12.Arife Berisha
13.Saranda Jakupi
14.Florim Rrudhani
15.Driton Zogu
16.Selma Muriq
17.Eshref Islamovic
18.Seki Kandiq
19.Bahtije Sylemani
20.Nihat Habibovic
21.Ardemina Hadic
22.Faton Gjukaj
23.Xhemajl Qadraku
24.Arben Haliti
25.Elzana Kandiq
26.Shkumbin Demolli
27.Edin Islamoviq
28.Nexhad Mumunovic
29.Nita Zhuri
30.Rafet Kojiq
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...