Fun & Video

Vajza rrezikon jetën për një video në Tik Tok, shikoni si bie nga dritarja e makinës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 08 August 2022

Një vajzë rrjetesh sociale për pak sa nuk ka përfunduar viktimë e një trendi të bërë mjaft popullor në rrjetin social Tik Tok. Videoja e incidentit është bërë viral në rrjet dhe tregon se si vajza bie nga dritarja e makinës në tentativë për të realizuar një video.

Bëhet fjalë për trendin ku vajza nxjerrin kokën e gjysmën e trupit nga dritarja e makinës ndërkohë që mjeti është në ecje. Një tjetër person, që mund të jetë ulur në sediljen e pasme apo në një makinë pas mjetit ku ndodhet personi që do realizojë trendin, bën filmimin.

Por, në këtë rast, jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Vajza ka rënë nga dritarja dhe ka përfunduar në rrugë. Më pas shihet që makinat ndalojnë për të parë gjendjen shëndetësore të të resë e cila vë duart në kokë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera