Lajme

Vajza raporton në Polici se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 23 January 2021

Një vajzë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren, shkruan Gazeta Express.

Vajza ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa sipas mjekut, ajo nuk ka shenja të dhunimit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 18:30.

“Prizren 21.01.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera