Lajme

Vajza që v*au babanë në Shqipëri deklaron se nuk është pishman

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 23 February 2024

Nga dëshmia e 19 – vjeçares Hygerta Meta nga Shqipëria, e cila ka vrarë abbain e saj, Pëllumb Meta, kanë dalur detaje të reja.

Ajo ka deklaruar se është e lumtur për veprimin të cilin e ka bërë dhe se nuk pendohet, pasi ai i ka torturuar.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë. Ai na ka torturuar, ia ka nxirë jetën nënës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja, është e martuar, dhe janë dy vëllezërit e mi – pastaj unë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Tutje, 19 – vjeçarja ka ndarë detaje nga momenti i vrasjes së babait të saj: Mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive

“Mami dhe unë nuk kemi folur kurrë, për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur e mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Mu mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare, mora armën që përdorte babai kur shkonte në punë si roje, dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive”, tha ajo.

“Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf dhe pastaj me fasho e në fund me qese”, shtoi ajo sipas Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera