Fun & Video

Vajza njeh babain në faqen ‘HOT’. Çfarë ndodhi mes tyre pas momentit të sikletshëm?

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 27 October 2021

Interneti ka krijuar hapësira të reja njohjeje dhe takimesh të pafund. Por nganjëherë koinçidencat nxjerrin në pah disa të vërteta të hidhura. Babë e bijë përjetuan momentin më të sikletshëm, kur papritur njohën njëri-tjetrin në një faqe online takimesh “Hot” për … “sugar babies” dhe “sugar daddies”. Pasi gjithçka u kuptua babai i saj vendosi ta bllokonte dhe ata nuk folën kurrë për këtë.

22-vjeçarja Ava Lewis, e tronditur, ndau përmes një video momentin e pakëndshëm me miqtë e saj në TikTok.

“I kam dërguar edhe një mesazh ‘përshëndetje babi’, por ai më ka bllokuar dhe nuk ka folur kurrë për këtë”, ka treguar ajo.

-Advertisement-

Ava ia tregoi ngjarjen nënës së saj, pasi prindërit janë shumë mëndjehapur. Pas kësaj, babai i bleu gruas së tij një byzylyk të shtrenjtë për ta falur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera