Rozë

Vajza nga Peja që po bën boom në skenën muzikore të Austrisë

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 18 October 2019

Pejës çdo ditë e më shumë po i shtohen talentët në skenat ndërkombëtare; talentë të cilët po bëhen ambasadorë të kulturës, sportit nëpër vendet e botës.

Cover artistja shqiptare me emrin artistik Vali është nga Peja, e cila jeton në Vienna të Austrisë.

Vali e ka filluar karrierën muzikore në moshë shumë të re, ka marrë pjesë në shumë edicione muzikore në Linz dhe Salsburg që mbaheshin nga mergata shqiptare dhe skena muzikore austriake. Pasi kreu studimet për Menaxhim Financiar tashmë i është rikthyer muzikës përseri.

-Advertisement-

Kësaj here duke bërë një super bashkëpunim me producentin e mirënjohur austriak – SAMAN, që njëherit është edhe producent i saj. Bëhet fjalë për lansimin e projektit muzikorë “Bleib Locker”, i cili po mirëpritet nga publiku austriak dhe shqiptarë, shkruan BlicMedia.

Këngëtarja shquhet për ëmbëlsinë e saj, hijeshinë skenike, dhe si një super vallëtare.

Nga shqiptarët, veçantia e Valit njihet si zë i ngjajshëm me të Elvana Gjata, pasi në coveret e saj zëri i saj është pothuajse identik sikurse e Elvanës, dhe tekst shkruese.

Zëri i saj shumë unik është shumë i pëlqyer nga muzikantët austriak dhe gjerman, andaj karrieren e saj ka vendosur ta filloi në skenën ndërkombëtare, por pa e harruar skenën muzikore në Kosovë, Shqipëri dhe Ballkan.

Zemra e saj dhe gjithçka tjetër e lidh me shqiptarët, prandaj dëshira e saj është t’i bëjë krenarë sa më shumë, zëri i shqiptarëve në kulturën ndërkombëtare sikurse Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, Arilena Ara, tashmë edhe Dhurata Dora, etj.

Kënga me emrin “Blieb Locker” në gjuhën shqipe ka kuptimin “Rri i qetë”, teksti: Vali dhe Saman, Menagjimi ► streetlife.shop, Reduktimi dhe ngjyrat ► Saman / Red Records, Miksimi dhe Master ► Saman.

Valit i dëshirojmë suksese në rrugëtimin e saj si këngëtare duke uruar të arrij majat e suksesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Pasi që Kosova ka me çka të krenohet duke i pasur tërë këta artistë dhe sportistë nëpër botë./BlicMedia/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera