Rozë

Vajza në klipin e Seldit, puthje e përqafime pa ndalur me këngëtarin! A është e dashura e tij?

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 20 July 2017

Këngëtari i njohur dhe shumë i pashëm Seldi para disa ditësh ka publikuar këngën e tij më të re ‘Hajde Pina’ këngë kjo e cila ka edhe një klip shumë interesant!

Një nga gjërat që shumë bie në sy në klipin e ‘Hajde Pina’ është vajza në klip e cila përveç se pranoi të puthet me këngëtarin po ashtu edhe nga kamera nuk i ndau aspak të pasmet e saj që i fokusoheshin aq shumë, shkruan GazetaBlic.com.

Kjo ndoshta tregon edhe më shumë, vajza në klip dyshohet të jetë e dashura e tij, por këngëtari ende nuk e tregopi publikisht këtë!

-Advertisement-

Ndryshe, për Seldin ditë më parë është përfolur mjaft shumë, kjo pasi që shihej me në disa fotografi me këngëtaren Mimoza Shkodra, e edhe për këtë dyshohej se janë në një lidhje.

Mimoza për Gazetablic e tregoi të vërtetën dhe tha se me Seldin kanë vetëm shoqëri të mirë dhe asgjë më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera