Lajme

Vajza në Gjilan kërcënon dhe rrah prindërit e saj, arrestohet nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 04 October 2022

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bresalc në komunën e Gjilanit.

Prindërit e 24-vjeçares dyshohet se janë në hall nga vajza e tyre, e cila ushtron dhunë psikike e fizike ndaj tyre.

-Advertisement-

Sinjali mëson se së fundi ajo ka kapur për fyti nënën e saj, e më pas ka shtyrë edhe babain.

Ndërkohë para pak ditësh, e njëjta dyshohet se i ka kërcënuar ata duke u thënë se duhet t’i mbysë me thikë dhe ka djegur ilaçet e babait të saj.

Përballë kësaj situate, prindërit janë detyruar të kërkojnë ndihmën e Policisë së Kosovës, ku kanë rrëfyer para hetuesve gjithë atë se çfarë ka ndodhur me vajzën e tyre, për të cilën dyshohet po ashtu se është përdoruese e substancave narkotike.

E dyshuara është arritur që të arrestohet dhe më pas e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që e dyshuara të ndalohet për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera